Një shtetas ukrainas i dyshuar për spiunazh për Rusinë është ekstraduar nga Spanja në Gjermani dhe aktualisht ndodhet në paraburgim.

Zyra e Prokurorit Federal në Karlsruhe tha se një hetues nga Gjykata Federale kishte lëshuar një urdhër arresti për 43-vjeçarin, të identifikuar si Sergei N.

Sipas mediave të huaja, ukrainasi u arrestua fillimisht me kërkesë të autoriteteve gjermane pranë qytetit të Alicante më 24 mars dhe më pas u lirua me kusht.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb