Një gjykatë rumune do të vendosë ditën e sotme fatin e Andrew Tate, një personalitet i njohur në internet për gjuhën e urrejtjes, për trafikim të dyshuar të qenieve njerëzore dhe formimin e një grupi të krimit të organizuar për të shfrytëzuar gjashtë gra.

Bashkë me të vëllain Tristan dhe dy femra rumune, ata janë arrestuar në Rimani nën akuzën e krimit të organizuar në fund të dhjetorit. Këto akuza janë hedhur poshtë prej tyre dhe kanë kundërshtuar urdhrin e arrestit.

Prokurorët pretendojnë se vëllezërit Tate rekrutuan viktimat e tyre duke i joshur dhe duke pretenduar në mënyrë të rreme se duan një lidhje.

Viktimat më pas u dërguan në prona në periferi të kryeqytetit Bukuresht dhe përmes dhunës verbale dhe joverbale u shfrytëzuan seksualisht duke u detyruar të prodhonin përmbajtje pornografike për faqet e mediave sociale që gjeneruan përfitime të mëdha financiare, kjo sipas prokurorëve.

Prokurorët thanë gjithashtu se njëri nga vëllezërit përdhunoi njërën nga viktimat në mars të vitit të kaluar.

Deri më tani janë sekuestruar 15 automjete luksoze dhe mbi 10 prona dhe shtëpi që u përkasin të dyshuarve në qarqet Bukuresht dhe Prahova dhe Brasov.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb