10 marsi është data e caktuar për zhvillimin e seancës paraprake ndaj Mario Përlleshit, i mituri që i mori jetën bashkëmoshatarit të tij Martin Cani më 18 nëntor të vitit të kaluar, pranë shkollës “Fan Noli”.

I mituri do të dalë në gjyq si ai akuzuar për “vrasje në rrethana cilësuese”.

Martin Cani, vetëm 14 vjeç, u vra më 18 nëntor 2024 pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Nga sherri mes adoleshenteve mbeti i plagosur edhe shoku i tij, Luis Meçja, i cili tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb