Një përplasje e ashpër mes një të moshuare dhe ish-nuses së saj të djalit, ndërkohë që në qendër të diskutimit është braktisja e tre fëmijëve të mitur të kësaj të fundit.
Në një përballje mes të dyjave përmes një lidhjeje telefonike, në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, të moderatores dhe autores Evis Ahmeti, nëna e tre fëmijëve tha se nuk ka shkuar asnjëherë në Dubai dhe fotot që qarkullojnë në media, janë të montuara. Ajo tha se të gjithë po lëshojnë lumë urrejtjesh ndaj saj.
“Janë foto të montuara. Janë të bëra nga aplikacionet, mund të montohen. Ka pasur mosmarrëveshje, debate. Fëmijët e mi nuk janë ushqyer kurrë me urrejtje ndaj babait dhe gjyshes së tyre. Këta persona po ushqejnë kaq urrejtje ndaj meje. Fëmijët e mi kanë ndenjur 2-3 muaj në Itali, pasi unë nuk mund të shkoja për shkak të dokumenteve, dhe dëgjoja, se e kam me video, ku fëmijët më shanin dhe flisnin me fjalë të ndyra të ndikuar nga ish-burri im”, tha ajo.
Ndërkohë, ish-vjehrra tha se nusja e saj shpërdoronte paratë.
“10 muaj jetonin fëmijët me mua në Itali. Në muajin e 5 ajo ka ikur dhe është larguar 5 muaj dhe s’ka ardhur. Ndoshta në Dubai nuk ka qenë, por në Kosovë ka qenë. Nëse fëmijët janë në atë gjendje, që bën thonjtë, e flokët, dhe qerpikët, e për të ngritur vetullat, mos kërko ndihmë nga shteti. E di kur kërkoj unë ndihmë, kur jam sëmurë. Ndihmë i kanë dhënë të gjithë. Por siç është në pamjet e jashtme, ashtu duhet të jetë dhe në shtëpi. Zgjeben s’ia solla unë nga Italia me valixhe asaj”, tha ajo.
