Merr kthesë ngjarja e Durrësit. Vajza 15-vjeçare, e cila akuzoi babanë për përdhunim del nga ekzaminimi mjeko ligjor e pa abuzuar seksualisht. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodjana Haxhiaj.

E mitura ka treguar para gjyqtarëve arsyet pse gënjeu.

Vajza në gjykatë: Babai më kishte marrë telefonin, ndaj e denoncova. Gënjeva se nuk më jepte telefonin babai.

Avokati mbrojtës tha se vajza nuk është abuzuar.

Për rrjedhojë, duke mos e gjetur kryefamiljarin fajtor, Gjykata nuk ka pranuar t’i japë urdhër mbrojtje vajzës dhe nënës. Në seancën për urdhër mbrojtje, ato i kërkuan falje Bledar Rakos dhe kërkuan që ai të lirohej nga burgu dhe nga akuzat.

Mirëpo gjykata ndërkohë e kishte lënë në burg 47-vjeçarin duke vlerësuar të ligjshëm arrestimin nga policia, pas kallëzimit të bërë nga vajza.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: