Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) ka deklaruar se ka penguar një operacion të ushtrisë ukrainase që synonte rrëmbimin e një avioni luftarak MiG-31, i cili ishte i pajisur me një raketë supersonike Kinzhal, për ta përdorur më pas në një sulm të rremë ndaj një baze ajrore të NATO-s.

Sipas raportimeve të agjencisë shtetërore TASS, FSB-ja ka bërë të ditur se në këtë plan ishte e përfshirë edhe Mbretëria e Bashkuar. “Për të rrëmbyer avionin, pala ukrainase ishte gati të rekrutonte pilotë rusë, duke u ofruar atyre shpërblim prej 3 milionë dollarësh,” thuhet në deklaratën e shërbimeve të inteligjencës ruse.

Autoritetet në Kiev nuk kanë komentuar ende mbi pretendimet e Moskës, ndërsa informacionet e publikuara nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: