E ardhmja e Ismael Bennacer mund të jetë në Arabinë Saudite. Sipas Matteo Moretto, Al-Ittihad është i interesuar për mesfushorin algjerian të Milanit.
Negociatat janë duke u zhvilluar midis dy klubeve për një transferim të lojtarin, me klubin saudit që po eksploron edhe mundësi të tjera, siç është Ëendel i Zenit.
Megjithatë, Bennacer është objektivi i tyre kryesor për të forcuar mesfushën. Bennacer, i cili u kthye nga një huazim gjashtëmujor te Marseille, nuk u thirr nga Massimiliano Allegri për kampin stërvitor para sezonit në Milanello dhe rrjedhimisht as për turneun në Singapor.
