KOSOVË 

Media prestigjoze “Al Jazeera” ka shkruar rreth masakrës së Mejës, duke kujtuar sesi më 27 prill 1999, forcat serbe vranë 376 shqiptarë etnikë, myslimanë e katolikë, ndërsa po kërkonin për strehim.

Me qindra njerëz në Mejë kanë kujtuar këtë masakër, një ndër më të mëdha të kryera nga forcat serbe në Kosovë gjatë kohës së luftës. Kjo masakër është e disata nga të shumtat që kanë kryer forcat serbe në Kosovë. Konflikti në Kosovë në fund të shekullit XX la të vdekur më shumë se 13 mijë persona.

Sali Aliaj ishte një nga 52 viktimat në masakrën e Mejës. Aliaj kishte qëndruar në Kosovë, ndërsa familja e tij kishte ikur në drejtim të Shqipërisë për të gjetur strehim. Burrat u ndanë nga gratë e fëmijët dhe u ekzekutuan në një fushë të afërt.

“Ishte një ditë e zezë. Humba babanë në masakër. Mund të kisha vdekur edhe unë, por për fat të Zotit jam gjallë”, thotë Muharremi, djali 35-vjeçar i Sali Aliajt. Ai e mban mend momentin e tmerrshëm të vrasjes së babait, ndërsa kujton fjalët e tij të fundit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Babanë e mbaj mend në momentet e fundit të jetës së tij. Ai kishte një trishtim të thellë në fytyrë. Mbaj mend se ai kishte edhe lumturi, për faktin se unë arrita të shpëtoj. Sa duket, mendonte se ishte fat që të vdiste vetëm njëri”, deklaron Muharremi. 35-vjeçari tashmë është emigrant në Gjermani, vend ku jeton një komunitet i tërë nga Meja.

Të mbijetuarit kujtojnë tmerrin, duke thënë se serbët në fshat ishin të pamëshirshëm, duke vrarë edhe gra e fëmijë. Në memorialin për të kujtuar masakrën në Mejë morën pjesë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, të dy të dalë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Në kujtim të kësaj dite, në memorial ishte edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Philip Kosnett.

(d.xh/ Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb