Joao Felix është transferuar te Al Nassr. Sulmuesi portugez ka arritur akordin me klubin arab, teksa lajmi është bërë i ditur përmes kanaleve zyrtare.

Sa i takon shifrave të operacionit, Chelsea ka arkëtuar nga kjo shitje një shifër që shkon më pak se 44 milionë paund.

Debutimi i Joao Felix me skuadrën nga Riyadi mund të vijë me 19 gusht, në ndeshjen e Superkupës ndaj Al Ittihad. “Le të fitojmë së bashku. Jam i lumtur që jam këtu”- tha Felix pas firmës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb