Vijon forma jo e mirë e Al Nassr të Cristiano Ronaldos, që të enjten në mbrëmje pësoi humbjen e dytë radhazi ndaj Al-Qadisah, pavarësisht golit nga penalltia të Cristiano Ronaldos.

Vendasit e nisin ndeshjen me ritëm të lartë dhe krijojnë rastet e para me Coman, por me kalimin e minutave Al-Qadsiah rritet dhe gjen avantazhin në fillim të pjesës së dytë. Një gabim i portierit Al-Aqidi i lejon Quiñones të shënojë në portë të boshatisur.

Pas dëmtimit të Casteels, Al-Qadsiah godet sërish: Nández realizon golin e dytë pas një topi të kthyer në zonë, duke çuar rezultatin në 2-0. Al-Nassr reagjon në fund, falë një penalltie të fituar për prekje me dorë dhe të shndërruar me qetësi nga Ronaldo në minutën e 81-të.

Presioni final nuk mjafton dhe barazimi nuk vjen. Al-Nassr mbetet katër pikë larg kryesueses Al-Hilal, ndërsa Al-Qadsiah konfirmon trendin pozitiv ndaj rivalëve të saj.

Kampionati saudit kryesohet tashmë bindshëm nga ekipi i Al Hilal. Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi fitoi me lehtësi 3-0 ndaj Al Hazem, në sfidën e javës së 13.Milinkoviç-Saviç, Neves dhe Darwin Nunez, ishin autorët e golave për kryesuesit, që tashmë janë të parët në renditje me 35 pikë, +4 nga ndjekësit e Al Nassr.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: