Al Nassr, një nga klubet më aktive në treg në sesionin e verës, ka zbuluar fanellat për sezonin e ardhshëm për ndjekësit e tij me dëshmi të jashtëzakonshme.

Nga Brozovic në Telles, duke kaluar edhe nga Seko Fofana dhe Talisca, fytyrat e reja dhe të “vjetra” të klubit kanë veshur fanellën e re, por me një mungesë të madhe që të gjithë e kanë vënë re: Cristiano Ronaldon.

Çfarë ndodhi me portugezin? Kjo është pyetja më e postuar në Tëitter në rrjetet sociale, ndërkohë që ish-talenti i United dhe Juventus po përballet me një problem të madh me Nike.

Në fakt, bluzat e Al Nassr janë prodhuar nga kompania amerikane, për të cilën CR7 ka qenë një fytyrë e spikatur që nga viti 2003, por me të cilën javët e fundit marrëdhënia duket e plasaritur dhe jo pak. Gjatë miqësores ndaj Celta Vigos, Ronaldo kishte veshur palestrina të rivalëve Adidas për një pjesë të lojës.

Një gafë e bujshme, e cila duket se është vënë re nga Nike dhe që ka tërbuar njerëzit e marketingut të markës amerikane. Dhe mungesa e CR7 në videon promovuese të fanellave të reja të Al Nassr me logon “Swoosh” mund të konfirmojë ftohjen e madhe mes palëve, me portugezin që rrezikon marrëveshjen prej 147 milionë eurosh të digjet në tym.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb