SHBA

Al Pacino është sërish baba! Aktori, 83 vjeç, dhe e dashura e tij Noor Alfallah, 29 vjeç, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku, një djalë të quajtur Roman Pacino.

Përfaqësuesi i Pacino-s konfirmoi në fund të majit se ai ishte në pritje të fëmijës së tij të katërt, i pari me Alfallah. Ai ndan binjakët 22-vjeçarë Anton dhe Olivia me Beverly D’Angelo dhe vajzën Julie Marie, 33, me ish të dashurën e tij, Jan Tarrant.

Kur u publikua lajmi në fillim të këtij muaji se Pacino do të bëhej sërish baba, shoku i tij dhe aktori tjetër Robert De Niro, i cili në moshën 79-vjeçare u bë baba muajin e kaluar, ndau emocionet e tij. “Jepi Al, Zoti të bekoftë,” tha De Niro.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: