Alarm në “Santiago Bernabéu”. Kylian Mbappé vazhdon të luftojë me problemet në gjurin e majtë, një ndrydhje që e shoqëron që nga 7 dhjetori, pas ndeshjes ndaj Celta Vigo. Edhe pse në muajt e parë të sezonit shfaqi formë të shkëlqyer, freskia fizike është zbehur ndjeshëm dhe shqetësimi nuk është zhdukur kurrë plotësisht.

Përpara sfidës me Benfica, sulmuesi francez pësoi një tjetër përkeqësim në stërvitje dhe vendosi të ndalet. Ai nuk ishte i pranishëm në “Bernabéu”, duke zgjedhur pushimin dhe konsultat me specialistë për të përcaktuar saktësisht burimin e dhimbjes. E përditshmja madrilene “AS” thekson se në bashkëpunim me stafin mjekësor të Real Madrid, të drejtuar nga Nico Mihic, po shqyrtohen alternativa trajtimi, ndërsa lojtari preferon rrugën konservative dhe jo ndërhyrjen kirurgjikale, edhe për shkak të angazhimeve me Francën në Botëror.

 

Assss
 

Real Madridi ka nevojë për golat dhe vendimtarinë e tij, por vetëm në formë optimale. Sezonin e kaluar Mbappé zhvilloi 59 ndeshje, ndërsa këtë edicion ka ndalur në 33. Në Valdebebas tashmë flitet sërish për dëmtim dhe jo thjesht shqetësim: prioriteti është rikuperimi i plotë, për të shmangur rikthimet e shpeshta dhe për ta pasur yllin francez në maksimum në fazën vendimtare të sezonit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: