Qendra e operacioneve mediatike e Iranit ka paralajmëruar banorët në zona specifike të Dubait dhe Dohas se personeli ushtarak amerikan është fshehur në ato vende, sipas transmetuesit shtetëror Press TV.

Qendra tha se Irani mund t’i shënjestrojë ato zona në orët në vijim, ndërsa u bëri thirrje banorëve të evakuohen menjëherë.

Kujtojmë se Irani ka goditur në Dubai dhe qytete të tjera të vendeve të Gjirit Persik gjatë ditëve të fundit, duke shënjestruar bazat amerikane në rajon.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb