Armando Broja nuk ka mundur ta vazhdojë gjatë ndeshjen mes Lincoln dhe Burnley në Championship-in anglez. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u detyrua të linte fushën që në minutën e 13-të, pas një problemi fizik.
25-vjeçari shfaqi shqetësime muskulore dhe kërkoi menjëherë ndihmën e stafit mjekësor, duke bërë që loja të ndërpritej përkohësisht. Gjendja e tij fizike pritet të vlerësohet nga stafi mjekësor për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.
Lëndimi i Brojës përbën një shqetësim, ndërsa mbetet për t’u parë nëse problemi do ta mbajë sulmuesin jashtë fushave edhe në ndeshjet e ardhshme.
