Një e-mail kërcënues është dërguar ditën e sotme në disa institucioneve në vend. Gjithashtu është ngritur edhe alarmi për bombë. Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me këto mesazhe kërcënuese.
Në njoftimin zyrtar ka sqaruar se pas verifikimeve nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese. Ndërsa theksohet se po punohet për të identifikuar për burimin e mesazhit.
Policia e Shtetit
Në adresat elektronike zyrtare të disa institucioneve shtetërore është dërguar një mesazh kërcënues, në të cilin pretendohet për vendosjen e lënde shpërthyese në ambientet e tyre.
Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet. Deri tani, nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese.
Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit vijojnë punën për identifikimin e burimit të mesazhit.
