Të katër aeroportet e Moskës kanë pezulluar përkohësisht mbërritjet dhe nisjet për shkak të një kërcënimi me dronë, sipas informacionit të përcjellë.

Kufizimet kanë përfshirë aeroportet Sheremetyevo, Vnukovo, Domodedovo dhe Zhukovsky, ndërsa raportohet se aeroporti Sheremetyevo është evakuar.

Nëntë fluturime që kishin destinacion Moskën janë devijuar drejt aeroporteve alternative, pasi nuk kanë mundur të ulen në aeroportet e kryeqytetit rus.

Nuk jepen ende hollësi për kohëzgjatjen e kufizimeve apo për rifillimin e fluturimeve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb