Momente tensioni janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi një avion i kompanisë United Airlines u detyrua të ndërpriste fluturimin dhe të kthehej në aeroportin e nisjes, pas një kërcënimi të dyshuar terrorist nga një pasagjer.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, më 24 tetor, në fluturimin 1681, i cili ishte nisur nga Las Vegasi drejt Newarkut, në shtetin e New Jersey-t. Në bordin e avionit Boeing 737 ndodheshin 150 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.
A United Airlines flight carrying 150 passengers returned to Las Vegas late Saturday night after something a flight attendant spotted on a passenger’s phone prompted the pilots to lock down the cockpit.
The plane landed safely, with law enforcement requested at the gate. The FAA says it is investigating the incident. https://t.co/qeySehsWYH
— CBS Mornings (@CBSMornings) October 26, 2026
Sipas mediave amerikane, alarmi u dha pasi një stjuardesë dyshohet se vuri re një pasagjer duke shkruar një mesazh në telefon, ku kërcënonte se do të rrëmbente avionin. Menjëherë pas raportimit, ekuipazhi njoftoi kontrollorët e trafikut ajror dhe u mor vendimi për kthimin e avionit në Aeroportin Ndërkombëtar Harry Reid të Las Vegasit.
Avioni u ul në mënyrë të sigurt, ndërsa autoritetet policore ndërhynë për të identifikuar dhe ndaluar personin e dyshuar. Fatmirësisht, nga incidenti nuk pati persona të lënduar.
