Niko Qarkaj, një prej të arrestuarve në protestën e 2 korrikut në Tiranë raportohet se ka shfaqur shqetësime në lidhje me shëndetin e tij.
Raportohet se është nevojitur ndërhyrja e ndihmës së shpejtë e cila ka ardhur për të ndihmuar Qarkajn.
Kujtojmë se Qarkaj vuan nga epilepsia, ndërsa më herët avokati i tij dhe protestues e aktivistë të tjerë kanë denoncuar se ai është dhunuar gjatë arrestimit dhe mbajtjes në qeli.
