Pas denoncimit të ngritjes së një biznesi pa leje të shfrytëzimit të ujërave të Vjosës, në grykën e Këlcyrës, ministrat Blendi Klosi dhe Sonila Qato udhëtuan drejt vendit ku janë hedhur kolonat dhe betoni për devijimin e ujërave dhe shfrytëzimin e tyre për biznes.

Klosi-Qato Kelcyre tek Vjosa (1)

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit z. Blendi Klosi deklaroi se ‘nuk ka asnjë tolerim për biznese të paligjshme në dëm të interesit të përbashkët dhe pasurisë së përbashkët, mjedisin’.

Klosi-Qato Kelcyre tek Vjosa (5)

“Dinozaurë mjedisore si ky ndërtim këtu, nuk do të pranohen, nuk do lejohen dhe nuk kalojnë në heshtje. Gjej rastin të falënderoj drejtuesit e ministrisë së Brendshme për nisjen e hetimeve për mosveprimin e Policisë së Shtetit për këtë skenë krimi, si dhe heshtjen e çdo strukture lokale që mbyllin sytë dhe lejojnë të tilla biznese të paligjshme, krime mjedisore që dëmtojnë interesat e përbashkëta, pronën e përbashkët dhe më shumë sesa kaq, lejojnë të dëmtohet kjo pasuri e përbashkët siç është lugina e Vjosës, që është trashëgimi e përbashkët historike, kulturore por dhe shpirtërore”, deklaroi Ministri Klosi.

Klosi-Qato Kelcyre tek Vjosa (4)

Ai shtoi se “Për ne, për ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, për këtë qeveri që ka shpallur aleatë të bashkëqeverisjes qytetarët, interesi dhe zëri i tyre është vendimmarrës. Ndaj ftoj çdo qytetar të denoncojë, bashkëveprojë me ne për të penguar, moslejuar apo parandaluar vepra të tilla, krime të tilla mjedisore, dinozaurë të shkatërrimit të pasurisë së përbashkët, mjedisit”. Nga ana tjetër ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato deklaroi se “Sipermarrja duhet te beje detyrat dhe me pas te kerkoje te drejtat! Eshte e papranueshme qe te ndertohet pa leje! Eshte e papranueshme qe kompanite te bejne krime mjedisore duke u sjelle me natyren si mall pa zot! Eshte e papranueshme qe te tilla shfaqje brutale te paligjshmerise te ndodhin ne syte e te gjitheve dhe sipermarrja nga ana tjeter te beje rolin e viktimes”, – u shpreh Qato.

Sipas saj “ne do ta mbrojme sipermarrjen nga cdo padrejtesi shteteore e burokraci e tepert, por sipermarrja duhet te mbroje veten nga ligji duke mos e shkelur ate. Do te marrim menjehere masa ndeshkuese per kedo vjedh dhe shfyrtezon pa kriter e studim burimet natyrore te vendit”, – tha Qato.
Klosi-Qato Kelcyre tek Vjosa (3)

Klosi-Qato Kelcyre tek Vjosa (2)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb