Në bashkëbisedimin e tij me komentuesit në rrjetin social facebook, Berisha iu përgjigj pyetjes për alarmin e ngritur nga mediat në Kosovë se grupe të lidhura me Ramën po investojnë në ndërtim në Kosovë, pra ka dyshime se po ndërtohet një skemë pastrimi parash si në Tiranë.

Berisha tha se këtë e ka deklaruar dhe PD duke theksuar se narkoshteti shqiptar i Edi Ramës përbën rrezik të madh për sigurinë e rajonit dhe Evropës me shpejtësi marramendëse.

“Në mediat e botës po rritet denoncimi i  mafies shqiptare, si më e rrezikshmja e planetit sepse është eksportuesi kryesor  i kanabisit në Evropë dhe transportuesi kryesor i kokainës nga Amerika Latine në Evropë

Pyetje: Mediat në Kosovë po ngrenë alarmin se grupe të lidhura me Ramën po investojnë në ndërtim në Kosovë, pra ka dyshime se po ndërtohet një skemë pastrimi parash si në Tiranë

Sali Berisha: Ne kemi deklaruar se narkoshteti shqiptar i Edi Ramës përbën rrezik të madh për sigurinë e rajonit dhe Evropës me shpejtësi marramendëse në mediat e botës po rritet denoncimi I mafies shqiptare, si më e rrezikshmja e planetit sepse është eksportuesi kryesor  i kanabisit në Evropë dhe transportuesi kryesor i kokainës nga Amerika Latine në Evropë. Është e rëndësishme që Kosova të marrë cdo masë për të prerë tentakulat mafioze të Tiranës në territorin e saj, për të mbajtur dhe respektuar ligjin dhe shtetin ligjor. Kam besim se autoritetet do të dinë ti përgjigjen këtij agresioni mafioz droge të Shqipërisë ndaj Kosovës.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb