Shtëpia e Bardhë ka shpërndarë pamje nga momenti i parë i takimit të presidentit Donald Trump dhe Vladimir Putin.

Krahas videos së shpërndarë në “X”, shkruhet: Presidenti Donald J. Trump përshëndet Presidentin rus Vladimir Putin në samitin historik në Anchorage të Alaskës.

Trump dhe Putin kanë nisur bisedimet historike, me synimin për të gjetur një zgjidhje të mundshme që do t’i jepte fund gati 42 muajve të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb