Në vitin 2020, në periudhën e pandemisë, gjatë një lidhjeje direkte me emisionin “Rudina” në Tv Klan tregonte për marrëdhënien e saj me bashkëshortin, e cila nisi në heshtje, pa zhurmë, ndërsa sot gëzojnë dy fëmijë së bashku, vajzë e djalë. Pas 6 vitesh larg ekranit, Çobaj rikthehet në të njëjtin program për të rrëfyer copëza të rrugëtimit të saj në jetën profesionale e personale pas shkëputjes. Një nga momentet ku ndalet është intervista e lartpërmendur dhe plani për një dasmë që ajo e dëshiron shumë, ndryshe nga bashkëshorti.
Alba Çobaj: Gjërat rrodhën shumë natyrshëm, ne pas 2 vitesh u fejuam dhe madje kam qenë në emision, moderoja emisionin në Klan kur jam fejuar në maj, por duke qenë se nuk e bëra publike, askush nuk u mor me këtë gjë, kaloi çdo gjë në heshtje dhe e shijuam thjesht për veten tonë. Në tetor nisëm vajzën, çdo gjë ndodhi atëherë kur ne e ndienim që ishim gati të ndodhte.
Rudina Magjistari: Keni bërë dasmë?
Alba Çobaj: Dasmë jo, por jemi me letra të rregullta, jemi të celebruar.
Rudina Magjistari: Martesën e keni bërë, por dasmën nuk e keni bërë. Keni në plan të bëni ndonjë festë të kësaj natyre?
Alba Çobaj: Të të gënjej të të them jo, unë do të doja shumë sepse jam Akrepi dhe këtë pjesën e dasmës e kam si pjesën romantike të vetes sime, por ai është Demi, nuk është fare romantik, përkundrazi, është e kundërta ime dhe ai e quan si gjë koti dasmën. Nëse do ta bëjmë, do ta bëjë ai vetëm që të më realizojë mua dëshirën, por jo se e ka me qejf.
