Këngëtarët e dashur të publikut shqiptar, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani u përfolën në media për një krizë mes tyre.

E ndërsa këto duket se kanë qënë thjesht thashetheme, të nisura prej faktit se Miriamin në ditën e saj lindjes, nuk e uroi partneri, ashtu si çdo vit tjetër. Po ashtu edhe Miriam nuk e përmendi në statusin e saj të falënderimit, duek hapur zërtat se diçka mes tyre ishte thyer.

Babai i këngëtares, duket se nuk e ka duruar dot një fakt tillë dhe ka komentuar në një nga lajmet e publikuara nga portalet online.

Agim Cani ka shkruar: “Jetojnë bashkë, gëzojnë bashkë , duhen bashkë, hallet e tyre i qajnë të tjerët”, shkruan ai.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb