TIRANE – Që prej ditës kur nëna e e tij ndërroi jetë Alban Skënderajt nuk e kishte freskuar më me foto apo video Instagramin e tij. Fotoja e fundit ishte ajo e bërë më në një koncert në Prishtinë më 8 qershor.

Këngëtari kishte qendruar në heshje për të respektuar nënën e tij. Dhe ja sot vjen fotoja e parë e publikuar, e cila është pikërisht me njeriun më të shtrenjtë, me nënë Afërditën duke qeshur dhe të dy të përqafuar.
ALBAN-SKEDNERAJ
Në një kohë kur askush nuk e mendon se Albani e ka të vështirë të përshkruajë çdo gjë që shikon, prek etj, në një kohë kur as ai vetë nuk e kishte besuar se pas humbjes së nënë do të mbetej pafjalë.

“Mendoja se isha i aftë me fjalët, por me dridhet zëri sa herë që mendoj për ty. Gjuha e zemrës nuk ka nevojë për fjalë! Të dua përjetësisht engjëlli im” – shkruan këngëtari në krah të fotos me nënën.

(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb