Australia e ka shpallur të dielën ditë zie kombëtare, duke shënuar një javë që kur dy persona të armatosur sulmuan një tubim festiv hebre në plazhin e famshëm Bondi të Sidneit, njoftoi sot kryeministri australian Anthony Albanese.

“Kjo ditë do të jetë një mundësi për të qëndruar pranë komunitetit hebre, për ta përqafuar atë dhe për të ndarë dhimbjen e të gjithë australianëve”, tha Albanese, duke njoftuar se vendi do të nderojë 15 viktimat të dielën, më 21 dhjetor.

Kryeministri australian njoftoi gjithashtu një program kombëtar për të blerë armë zjarri në pronësi të qytetarëve për të zvogëluar numrin e tyre në qarkullim, pas sulmit në plazhin e famshëm Bondi të Sidneit të dielën.

“Ngjarjet e tmerrshme në Bondi tregojnë se duhet të heqim më shumë armë zjarri nga rrugët tona”, tha Anthony Albanese.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb