Aktori shumë i dashur për publikun, Albano Bogdo i ka dedikuar një status nënës së tij, nëpërmjet të cilit ka shprehur gjithë zhgënjimin e tij. Ndryshe nga sa jemi mësuar, me dedikime falënderuese ndaj nënës e prindërve, Albano duket se ka një tjetër mesazh. Ai thotë se e urren nënën e tij.
“E urrej mamanë time. Më shtyu të lexoja libra gjithë jetën dhe sot ato libra nuk më hyjnë në punë. Më mësoi të jem i ndershëm dhe mbeta fukara. Më tha, që kur të më jepet mundësia të ndihmoj dikë, mos t’i kërkoj gjë si shpërblim. Më urdhëroi, që deri sa të vdisja, kur të shihja dikë të moshuar në këmbë, t’i liroja vendin. Më përgatiti të jetoja në një botë që nuk ekziston më. Prind i paaftë. Më katandisi njeri të mirë dhe më lëshoi në një botë me ujqër që hanë fëmijët për lekë,”-shkruan Bogdo në Facebook.
(m.k/BalkanWeb)
