TIRANE

I ftuar në emisionin Big Brother Radio në Top Albania Radio ishte ish banori i Big Brother Vip 3 Albi Nako për të folur rreth eksperiencës së tij dhe situatave në shtëpinë më të famshme në vend.

I pyetur se nga perceptimi i gjerë që publiku kishte për Albin para se të hynte në BBV si një person inteligjent dhe që ka provokuar nëpër panele e ka ngjallur debate, Albi komentoi:

“Sa herë e kam ngritur zërin në atë shtëpi duke thënë rolin e Ilnisës me Merin dhe rolin e Ilnisës me Meritoni. Aty janë pesë veta që kanë bërë një marrëveshje me sy ose mund ta kenë bërë edhe më përpara që “topin“ do ta kemi neve dhe do t´ia gjuajmë kujt të duam. Unë e kam vërtetuar edhe kur kam dalë nga shtëpia këtë gjë sepse kam dëgjuar një moment Gazin që i thoshte Julit mos e zgjo nga gjumi këtë që do të thotë mos i jep vëmendje. Unë i shikoja këto gjëra dhe vetë kur ti mundohesh të hedhësh diçka apo të provokosh dhe ata të injorojnë.

Nëse do të jepej mundësia të riktheheshe në Big Brother siç është bërë në edicionet e kaluara, çfarë do të bëje?

Nëse mua do më jepej mundësia të rifutem në Big Brother tani do të them: “Tani nuk fillon loja“. Nëse e mbani mend kur dola thashë: “Tani fillon loja“ ndërsa tani do them: “Tani nuk fillon loja“.- ka thënë Albi Nako.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb