Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur gjatë një vizite në Babaj të Bokës nga gazetarët për çështjen e ngërçit në Kuvend.

“Kuvendi duhet të konstituohet. Kosova nuk ka kuvend, por Kosova ka qeveri, Kosova ka stabilitet dhe sidomos ju po e shihni sot si Kosova ka ushtri”, – tha ai.

Ai u pyet nëse do ta propozojnë Fatmir Limajn për kryeparlamentar. “Ne e kemi dhënë propozimin tonë”, tha Kurti, duke lënë të nënkuptohet se Albulena Haxhiu do të vijojë të votohet si propozim i Vetëvendosjes.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb