Kryeministri Albin Kurti ka vizituar sot kompaninë turke që bën prodhimin e dronëve luftarak Bayraktar TB-2.

“Sot, në ambientet e kompanisë, u mirëprita nga vëllezërit, Bayraktar, Haluk dhe Selçuk. Haluk mban medaljen “Shërbim të Shquar”, që njëherësh është edhe mirënjohja më e lartë ushtarake në vendin tonë, për vullnetin, gatishmërinë dhe bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Kurti në Facebook.

Ai thotë se aty ka parë nga afër dhe prototipin e fluturakes luftarake pa pilot të kësaj kompanie, Kizilelma.

Baykar është kompani pionere turke në industrinë e mbrojtjes dhe aviacionit

Ajo është kompania e parë turke që ka prodhuar fluturake ushtarake pa pilot apo dronë, siç njihen.

Deri tani është e njohur ndërkombëtarisht për prodhimin e dronëve Bayraktar TB-2, të cilët i ka në arsenalin e saj edhe ushtria e jonë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb