TIRANE– Vendim të drejtë e ka quajtur Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit vendimin e mazhorancës për të mos e përfshirë votimin e dekretit të Presidentit Meta për kthimin e “ligjit special për Teatrin” në Kalendarin e Punës së Kuvendit deri më 12 tetor.

Duke e konsideruar këtë vendim si fitore, pasi sipas tyre “qeveria bëri hapin e parë mbrapsht”, Aleanca parashtroi publikisht disa kërkesa që sipas saj do të eliminonin tentativën për të prishur godinën.

Në emër të aleancës aktori Alert Çeloaliaj kërkoi dorëheqjen e drejtorit aktual të Teatrit, rritjen e buxhetit, apo dëgjimin e sindikatës së artistëve.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është në pritje të raportit përfundimtar të Komisionit Evropian mbi “ligjin special për prishjen e Teatrit”.

Ndërkohë protesta para godinës së Teatrit do të vijojë, derisa të plotësohen të gjitha kërkesat e saj.

(BalkanWeb)