Në limite të afatit për regjistrimin e koalicioneve, PD ka dorëzuar në KQZ, shkresën për regjistrimin e koalicionit opozitar në zgjedhjet e 25 prillit.

Shkresa u dorëzua në KQZ pas takimeve intensive që kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi në seli me aleatët, duke finalizuar më pas marrëveshjet për koalicionin e madh opozitar, i përbërë nga 13 parti, pagëzuar me emrin ‘Aleanca për ndryshim’.

Sakaq Lëvizja Socialiste për Integrim ka zgjedhur që të kandidojë si parti e vetme më 25 prill, megjithatë pritet që në disa qarqe të vendit, ku ajo e sheh si të vështirë të sigurojë qoftë një mandat deputeti, mund të futet me lista të përbëra së bashku me Partinë Demokratike.

51d6465f 21d1 448d 97eb Cea1c07021f6
51d6465f 21d1 448d 97eb Cea1c07021f6

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb