TIRANE

Aleatët e PD-së kanë përshëndetur përmes një deklarate të përbashkët vendimin e presidentit Ilir Meta për anulim  të dekretit të datës së zgjedhjeve.

“Presidenti ka garantuar pluralizmin dhe njekohesisht ka hedhur hapin e pare per nje zgjidhje qe garanton zgjedhje te lira dhe te ndershme. Qendrimi i Rames eshte sa antikushtetues dhe pucist. Institucionet zgjedhore nuk veprojne me vendim qeverie por me dekret Presidneti.” -thuhet në deklaratë

“Per sa kohe Presidenti ka cdekretuar zgjedhjet KQZ duhet te ndale funksionimin e Komisioneve zonale dhe procesit zgjedhor. Cdo veprim tjeter eshte i paligjshem dhe antikushtetues. I vetmi Institucion qe mund Te interpretoje vendimin e Presidentit eshte Gjykata Kushtetuese qe nuk egziston prej dy vjetesh e shkaterruar qellimisht prej Rames.” -theksojne ne deklarate aleatet e PD-se.

Deklarata e plotë:

Presidneti Republikes me vendimin e sotem per cdekretimin e zgjedhjeve ka shmangur nje konflikt qe do e conte Shqiperine ne drejtime te gabuara

Si GQD I kemi kerkuar Presidentit te Republikes pikerisht kete qe beri sot, si rruga e vetme kushtetuese

Ai eshte autoriteti i vetem qe vlereson kushtetutshmerine e vendimin te tij ne mungeses Te Gjykates Kushtetuese, duke cdekretuar dekretin e tij.

Presidenti ka garantuar pluralizmin dhe njekohesisht ka hedhur hapin e pare per nje zgjidhje qe garanton zgjedhje te lira dhe te ndershme

Qendrimi i Rames eshte sa antikushtetues dhe pucist. Institucionet zgjedhore nuk veprojne me vendim qeverie por me dekret Presidneti.

Per sa kohe Presidenti ka cdekretuar zgjedhjet KQZ duhet te ndale funksionimin e Komisioneve zonale dhe procesit zgjedhor. Cdo veprim tjeter eshte i paligjshem dhe antikushtetues.

I vetmi Institucion qe mund Te interpretoje vendimin e Presidentit eshte Gjykata Kushtetuese qe nuk egziston prej dy vjetesh e shkaterruar qellimisht prej Rames.

Eshte koha per zgjidhje politike. Qeveri tranzitore dhe zgjedhje te lira dhe te ndershme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb