Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një mesazh të fortë në rrjetet sociale, duke theksuar domosdoshmërinë që vendet anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet për mbrojtjen kombëtare, në mënyrë që Aleanca të jetë e përgatitur për të parandaluar dhe përballuar çdo kërcënim të mundshëm.

Në postimin e publikuar në Facebook, Ambasada Amerikane shkruan:
“5 për qind – kaq duhet të shpenzojnë Aleatët e NATO-s që NATO të mund të parandalojë dhe mbrojë kundër çdo kërcënimi.”

Sipas njoftimit, lajmi i mirë është se të gjitha vendet anëtare, me disa përjashtime, kanë rritur ndjeshëm buxhetet për mbrojtjen në tre deri pesë vitet e fundit. Megjithatë, ambasada thekson se kjo prirje pozitive duhet të vazhdojë, duke bërë thirrje për angazhim të vazhdueshëm nga të gjithë aleatët.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb