Kreu i PAA dhe aleati i PD Agron Duka ka komentuar manifestimin e Metës të cilën e ka quajtur të drejtë kurse akuzon Ramën dhe mazhorancën se ka kapur të gjitha pushtetet .

“Kauza e Presidentit ishte e drejtë. Edhe një fëmijë e kupton qartazi që presidenti kërkon një të drejtë që ia jep Kushtetuta. Rendja për të kapur cdo lloj pushteti e Ramës, është vjedhje. Është përqëndrim i pushtetit në mënyrë të padrejtë në një dorë. Ka përqëndrim pushteti derisa paraqet rrezik. Ndaj kemi dalë në shesh, i kemi bërë thirrje edhe simpatizantëve tanë. Kam parë njerëz që janë majtas, apo që nuk janë shumë tifozë të partive politike. Ka pas njerëz shumë më tepër nga Tirana se herët e tjera që vinin nga rrethet, kjo  tregon se është rritur pakënaqësia. Jemi përballë një risku që mund të na sjellë pasoja të pariparueshme, pavarësisht se nesër ky pushtet mund të bjerë, problemi është cfarë le pas, dhe pasojat mund të jenë shumë të rënda e të duan kohë të riparohen. ndaj ne duhet të japim kontribut tonë”.- theksoi Duka.

Ndër të tjera, kreu i PAA komentoi edhe propozimet për reformën zgjedhore të prezantuara një ditë më parë nga kryedemokrati, Lulzim Basha, për të cilat tha se nuk ka patur një vendim të opozitës së bashkuar.

“Nuk është se ka patur një vendim të opozitës së bashkuar, ku bëj pjesë edhe unë, por ky ka qenë një mendim i Bashës. Nëse realizohet natyrisht do të ishte pozitive, por mendoj se do të kërkojë një kohë të caktuar që jamë skeptik nëse do të arrihet apo ajo. Ama nëse ne do ti mbetemi besnik asaj për të cilën Bundestagu ngul këmbë, pra reformën zgjedhore që duhet të mbarojë deri më 15 mars, nuk besoj që ka vend të diskutohet propozimi i Bashës. Ne mund të riparojmë aty aq sa mund të riparojmë. Partitë opozitare, madje ka qenë një propozim i z.Mediu ka bërë një propozim të Bashës, dhe të shohim kur të shtrohet në tryezën opozitare, që të lejohen grupimet politike brenda një koalicioni zgjedhor. Që do të thotë parti të tjera që nuk janë jashtë PD-së, mund të konkurojnë brenda njëri tjetrit dhe ai që merr vota më shumë ai merr deputetin, ai me më pak mund të marri të dytin e kështu me radhë. Ky do ishte një propozim që do bënte dy gjëra, e para do rregullonte diçka ndaj këtij sistemi që është i padrejtë,  dhe besoj që opzoitës vetë do i bënte mirë, se gjithë këto pakënaqësi ndaj Rilindjes dhe ndaj Ramës, do kishin një mundësi të konkuronin brenda këtij grupi politik. Kam shpresë që ky propozim të hidhet në tryezë të hënën, dhe të shpresojmë të pranohet edhe nga z.Rama sepse edhe atje ka parti që mund të konkurojnë brenda një grupimi politik të mbështetur nga PS.” u shpreh Duka.

Duka vuri theksin në një front të gjerë opozitar, me qëllim fitoren në zgjedhjeT e ardhshme parlamentare.

“Nëse ne do ta mbyllim historinë e opozitës vetëm më këto 5 partitë, përfshi edhe PDIU e Shpëtim Idrizit, me PD ne nuk fitojmë gjë. Ky lloj fronti duhet të jetë shumë më i madh, duhet të futen të gjithë ata që janë kundër kësaj qeverisje dhe duan të japin kontribute, por nuk duan të jenë te PD, e mbase edhe PD s’ka dëshirë t’i ketë në lista, por janë njerëz aktiv.” -vijoi më tej Duka.

Fundin e qeverisë Rama kreu i PAA, thotë se e sheh në zgjedhjet e ardhshme, qofshin këto edhe të parakohshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb