Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, sot në mbrëmje do të komentojë qëndrimin nëse do ta vizitojë në fundjavë Kosovën apo jo. Këtë do ta njoftojë “live” para mediave në orës 21:00.
Fjalimi i Vuçiç do të mbahet në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit, ndërsa është njoftuar se salla do të jetë e hapur për të gjitha mediet.
Prej kohësh, debatet mes Serbisë dhe Kosovës janë të ndezura dhe të gjithë presim zhvillimi konkrete nga bisedimet, të cilat siç thuhet, do të kenë si kryefjalë gjetjen e zgjidhjes që i shërben paqes dhe stabilitetit në rajon.
(BalkanWeb)
