Drejtori i Televizionit Klan, Aleksandër Frangaj, i ftuar sot në mbrëmje në emisionin “Opinion” ka kritikuar ashpër kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Frangaj tha se kjo është humbja më e thellë e kësaj partie në gjithë historinë e saj duke kërkuar më tej dorëheqjen e Bashës si kryetar i PD-së. Frangaj po ashtu ka kërkuar rikthimin e Sali Berishës në PD dhe në rolin e kujdestarit për të ristrukturuar partinë.

“Sali Berisha duhet të shkojë në PD dhe të thërrasë të gjithë strukturat. Të rithimelojë PD-në në rolin e kujdestarit dhe më pas të bëhen zgjedhje normale”, u shpreh drejtori i Klan.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb