SHBA

Alex Rodriguez harron Jennifer Lopez? Së fundmi basketbollisti është parë në shoqërinë e gazetares sportive Melanie Collins e cila thuhet se është e dashura e tij aktuale. Ata janë fotografuar së bashku duke bërë shëtitje përreth Talamanca Bay në Ibiza.

Të shtunën, ish-ylli i Yankees 46 vjeç, u pa duke kaluar nga disa dyqane së bashku me 35 vjeçaren përpara se t’u bashkoheshin miqve të tyre të tjerë.
Të njëjtit kanë festuar javën e ditëlindjes së Alex në Evropë me familjen e miqtë.

Disa ditë më parë, Rodriguez dhe Collins vizituan disa dyqane në St. Tropez vetëm disa orë pasi ish-e fejuara e Alex, Jennifer Lopez dhe i dashuri i saj Ben Affleck, u vunë re në të njëjtin vend.

Ylli i bejsbollit dhe aktorja e “Hustlers” i dhanë fund fejesës së tyre në muajin maj. Aktualisht Jennifer Lopez u bashkua me yllin e “Argo” pas 17 vitesh dhe tani janë së bashku në pushimet e verës në Evropë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb