I projektuar si një blerje e bujshme, në pak kohë në shtëpinë e Real Madrid kanë ndryshuar mendim, tani janë të gatshëm të lënë të lirë Trent Alexander-Arnold. Anësori anglez erdhi nga Liverpool me parametra zero, por mediat flasin për një rikthim të tij të shpejtë në Angli.
Për Arnold ka shfaqur interesim Man.City, me Pep Guardiola-n që e dëshiron në skuadër.
Ideja e “qytetarëve” është për një transferim në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, me të drejtë blerje më pas në verë.
