Analisti Alfred Lela i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se presidenti Ilir Meta ndoshta ka peshë specifike më të madhe sesa LSI e tanishme, kurse shtoi se në manifestimin e 2 marsit kishte edhe shumë elementë nga PD.

Lela deklaroi se Meta është një aktor prej vitesh në politikën shqiptare dhe nuk mund të themi se është një person i ri që kërkon ndryshim.

Nuk mendoj se zoti Meta është më i madh sesa partia që ka pasur apo forca që ka. Nuk e shoh z. Meta si vezë të dalë tani. Unë e shoh si projeksion të 30 viteve të tij, me gjithë historinë e tij. Pra ka 30 vjet politikë dhe jo një Metë i ri që nuk qenka kështu. Nuk është një Metë i ri.

Pra, kemi ushtarët e PD dhe opozitës që bëjnë të dalin kaq njerëz. Është figurë e stër-njohur, e vjetër, është penguese e qarkullimit të elitave. Meta ndoshta ka peshë specifike më të madhe se LSI e tanishme, sidomos tani që ka humbur mundësitë e humbjeve të benefiteve. LSI ishte gjithmonë afër pushtetit dhe ndante benefite”, tha Lela.

(d.xh/ Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: