Algjeria është kualifikuar për në çerekfinale të Kupës së Kombeve në Afrikë. Ekipi i drejtuar nga Petkovic mundi 1-0 Republikën Demokratike të Kongos, në takimin e luajtur në Rabat.

Koha e rregullt përfundoi pa gola, me rastet që ishin të shumta, por algjerianët nuk kishin “shënjestrën” e duhur për të gjetur rrugën e rrjetës.

Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 119-të nga Boulbina. Algjeria synon që të fitojë kompeticionin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb