Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka prezantuar Bujar Osmanin si kandidat për President të Maqedonisë së Veriut.

Kjo vjen pas disa ditëve paralajmërimesh nga zyrtarët e BDI-së, por edhe nga vet kreu i partisë, Ali Ahmeti.

“🤝 Ju ftoj të bëhemi bashkë për referendumin më të rëndësishëm të kohës për:
➡️ Ti themi JO Rusisë, PO Europës!
➡️ Ta zgjedhim Presidentin dhe Zëvendës Presidentin me 2/3 e votave dhe me shumicë të dyfishtë të Badinterit.
➡️ Bujari t’i prijë këtij ndryshimi që ne e kërkojmë edhe në programin tonë të vitit 2016 edhe atë të 2020.”, thuhet në mesazhin e Ahmetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb