Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ishte mbrëmjen e sotme e ftuar “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, në një dalje të rrallë publike ku u rrëfye përballë gazetarëve të vegjël.

Jorida ka studiuar në Fakultetin Ekonomik në degën e Manaxhimit dhe përfundoi studimet Master në Mbretërinë e Bashkuar. Pak mund ta dinë, por më pas ajo u rikthye në Shqipëri për të vazhduar karrierën e saj në fushën e pedagogjisë pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti Ekonomik.

Gjatë asaj periudhe, në auditore ka qenë e ulur edhe Alketa Vejsiu, e cila sonte qëndron përballë Joridës si moderatore.

Alketa Vejsiu: Zysha ime e preferuar e Fakultetit të Ekonomisë, që më bëre ta dua atë universitet. Mbaj mend një herë erdha me vonesë dhe më nxore jashtë. Që atëherë nuk erdha më me vonesë.

Jorida Tabaku: Të paragjykova, në fakt, sepse punoje në televizion dhe thashë se nuk je korrekte. Ti erdhe pas meje dhe të nxora jashtë. Që atëherë, ti ishe gjithnjë në bankë të parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: