Juventus do të sfidojë Freiburg në Europa League në ndeshjen e parë që do luhet në Torino, ndërsa para këtij 90 minutëshi ka dhënë opinionin e tij për mediat trajneri i bardhezinjve, Max Allegri.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi luajmë kundër një skuadre fizike dhe të organizuar mirë. Të shkojmë në sfidën e kthimit me rezultatin në avantazhin tonë do të jetë e rëndësishme. Duhet të rikthehemi të fitojmë në shtëpi në Europë, sepse këtë vit kemi arritur ta bëjmë vetëm kundër Maçabit.

“De Sciglio me siguri nuk do të jetë në dizpozicion. Duhet të vlerësojmë ende gjendjen e Paul Pogba dhe Alex Sandro të cilët mund të jenë në këtë ndeshje.”

Dusan Vlahovic -“Unë jam i kënaqur nga paraqitjet e Dusanit. Është në rritje të vazhdueshme. Sulmuesit vlerësohen kryesisht nga golat, por duhet parë edhe paraqitja në fushë. Si të gjithë lojtarët e tjerë duhet të punojë dhe të përmirësohet.”

Ndeshja – “Dua të shoh një qasje pozitive dhe të vendosim bazat e duhura për të shkuar me avantazh në ndeshjen e kthimit. Ata janë të pamposhtur në Europa League, ndërsa për ne është shumë e rëndësishme të fitojmë” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb