Trajneri i Milanit, Allegri dha mendimin e tij para ndeshjes në Kupë ndaj Barit.

“Mendoj se klubi dhe Tare kanë punuar shumë mirë me lojtarët që kanë ardhur dhe që janë larguar. Gjëja e rëndësishme është që të ketë entuziazëm dhe dëshirë për të pasur sukses, si dhe besim në aftësitë e ekipit. Lojtarët e rinj janë integruar mirë dhe ka një frymë të mirë.

Për ne, Kupa e Italisë është një nga tre objektivat tona. Nesër është një ndeshje e rëndësishme, duhet të fitojmë në fushë: të gjithë e dimë këtë. Sezoni po fillon dhe duhet të jemi gati. Duhet të kemi respekt të madh për Barin dhe një ndjenjë të madhe përgjegjësie”,- tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb