Në emisonin me “Zemër të hapur” në News 24 me autoren Evis Ahmetin u diskutua historia që disa ditë më parë kishte të bënte me dhunën ndaj nje gruaje nëne e 4 femijeve, e cila ishte dhunuar brutalisht nga bashkeshorti deri aty sa qe edhe femijet i ishin kundërvëne duke e ofenduar me fjalet nga më të rendat.

Pas emisionit menjehere reagoi dhe ish- bashkeshorti i cili ka kerkuar një perballje per te gjitha akuzat ndaj tij.  Gjatë përballjes ai ka deklaruar se akuzat ndaj tij nuk janë të vërteta dhe se ai nuk ka ushtruar asnjëherë dhunë ndaj ish-bashkëshortes.

Sipas tij Alma i ka dhunuar fëmijët dhe shpesh herë ka qënë konsumuese e alkoolit dhe e duhanit.  Më tej ai shtoi se pranon që ajo të kthehet në shtëpi për hir të fëmijëve.

” Ajo ishte iniciatore që ne të kishim edhe fëmijën tonë të katërt. Ne jemi njohur në fshat, ishim bashkë në një dasëm . Unë asnjëherë nuk e kam dhunuar. Jam bërë baba në moshën 18 vjeç. Kam 6 fëmijë. Alma konsumon duhan dhe alkool, kemi pirë së bashku. Unë kam qënë një bashkëshort dhe një baba shumë i mirë.
Unë gjtihmonë e kam ndihmuar familjen e saj. Almës gjithmonë i kam dhuruar dhurata. Unë dua që ajo të kthehet në shtëpi për hir të fëmijëve. Alma ka ushtruar dhunë ndaj tyre dhe i ka braktisur.” tha ai

Në studio ishte e pranishme edhe Alma e cila ka mohuar të ketë ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të saj.  Ajo shtoi se ish-bashkëshorti nuk e ka lejuar që të ketë komunikim mes saj dhe fëmijëve.

“Mua më vjen shumë turp, të gjitha këto janë gënjeshtra të këtij njeriu. Unë nuk i kam dhunuar fëmijët e mi. Unë i kërkoja që të nxirrte fëmijët në telefon, ai tallej dhe fillonte të qeshte.” përfundoi ajo

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb