Ish-Miss shqipëria Almeda Abazi, e cila prej vitesh është e martuar me Tolgahan Sayisman, ka folur rreth njohjes me aktorin e njohur turk.

Almeda dhe Tolgahan, të cilët tashmë janë prindër të dy fëmijëve, janë njohur kur modelja shqiptare ishte vetëm 20 vjeç. Këtë e ka zbuluar vetë Almeda gjatë një bisede me ndjekësit e saj në Instagram, ku thekson se lidhja e tyre ka nisur kur ajo ishte në moshën 23 vjeçare.

“Për tu njohur jemi njohur diku tek 20-21 vjeç. Por lidhja jonë filloi kur isha 23. O Zot sa e vogël paskam qenë”– shkruan Almeda duke iu përgjigjur një ndjekësi që e pyeti se kur ka nisur lidhja e saj me aktorin turk.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë një tjetër ndjekës e ka pyetur Almedën për fjalën e parë që ka thënë vajza e saj Alyna. “Baba. Besoj se është “vajza e vogël e babit” – është përgjigjur Almeda.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: