Tirana u elektrizua mbrëmë nga një koncert i madh, ku shumë zëra të muzikës shqiptarë u bënë bashkë. “Alpha show” ishte organizimi i Noizyt, koncert në të cilën u shitën mbi 15 mijë bileta, një shifër rekord kjo që u arrit për herë të parë në Shqipëri.

 

@404zone #noizyking #noizy🇦🇱 #noizyalphashow ♬ original sound – Try Again

Teksa gjithçka luhej live, Noizy dhe kolegët e tij kënduan dhe kërcyen në një skenë gjigande, ndërsa pjesëmarrësit shijuan çdo moment.

 

@404zone #gunzup🥶👑 #noizyking #noizy🇦🇱 #noizyalphashow ♬ original sound – Try Again

Një koncert në përmasat e një festivali ndërkombëtar, që bëri bashkë artistët më të mirë shqiptarë (Kida, Loredana, Ledri Vula, Mc Kresha, Elgid Doda, Xhenisa Myrtezaj…e të huaj, Ghali, Gue, Raf Camora etj), që zgjati me orë e orë të tëra, me ritme e muzikë që i bëri gjithë njerëzit në shesh të këndojnë njëzëri e të kërcejnë pa u lodhur për asnjë sekondë deri përtej mesnatës.

 

@krist.pupi ⚡️⚡️ #noizy #viral #alphashow ♬ original sound – KRISTI PUPI 🦂

Kulmi ishte sigurisht ai momenti kur kurora e madhe e skenës nisi të ngjitej, ndërsa në ledwall po shfaqej në pak fjalë historia e artistit që e kanë dashur e kontestuar në gjithë këto vite ndërsa ai shënonte vit pas viti sukseset e tij, kur protagonisti i asaj mbrëmje, Noizy, u shfaq si nga nëntoka, kur muzika e tij nisi e kur fishekzjarrët ndezën qiellin.

 

@reeddjjoon #🇦🇱#tirana #albania #noizy_alphashow #noizy #concert #🔥 ♬ original sound – Redjon97

Pastaj për afro 90 minuta i vetëm, me bandën e tij muzikore në skenë Noizy e rriti adrenalinën e turmës që kishte pushtuar sheshin “Nënë Tereza” në maksimum… derisa do të vinte dhe momenti i dueteve më të sukseshme që ai ka sjellë së fundi në tregun muzikor me Dhurata Dorën, Ylli Limanin, Loredanën e Raf Camorën. Apo edhe ai momenti i takimit skenik e publik me Stresin, si një sinjal për paqen, që u mirëprit me brohorima nga publiku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: