Ka rinisur sot puna në komisionet parlamentare.

Në numër i lartë deputetësh të opozitës nuk ishin pjesë e komisioneve parlamentare. Në komisionin e ligjeve ishin të pranishëm vetëm 3 deputetë të opozitës, Dogjani, Sula dhe Alibeja.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton se është miratuar kalendari i raportimit të institucioneve të pavarura, ku me interes është fakti se më 24 qershor në komisionin e Ligjeve do të raportojë për aktivitetin kreu i SPAK, Altin Dumani.

Mungesa e deputetëve të opozitës vijon edhe në komisionet e tjera, klu për shembull në komisionin e punëve të jashtme e pranishme nga opozita ishte vetëm Gerta Bardeli.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb