I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka rrëfyer para GJKKO disa nga krimet e kryera nga ai dhe banda e Erion Alibejt. Dumani ka thënë se pas masakrës së Bradasheshit, grupi kriminal do merrte hak ndaj rivalëve dhe do të vriste në Elbasan “kush t’i dilte përpara”, me porosi të Alibejt. Ai ka akuzuar Altin Ndocin se kishte tentuar t’i vriste vëllanë por i ishte bllokuar arma.

Gjithashtu, Dumani thotë se në listë ishte edhe eliminimi i Talo Çelës por ai nuk donta ta realizonte vetë vrasjen. Lidhur me eliminimin e Dorian Shkozës në Durrës, Dumani ka thënë se ai kishte filluar t’i vihej pas dhe po e ndiqte me makina të ndryshme.

Pjesën nga dëshmia e Nuredin Dumanit

Avokati Qani Hasa: Në cilin moment vendosët të hakmerreshit drejt vrasësve të vëllait të Alibeaj?

Nuredin Dumani: Pas konfliktit që pata me Talo Çelën dhe Altin Ndocin doja të vriteshin ata, por jo nga dora jonë. Kjo më interesonte, pasi Altin Ndoci deshi të vrasë vëllanë tim, por ju bllokua arma. Unë doja ta ndihmoja të shkonin ata, jo t’i vrisja unë. Pasi u takuam vendosa ta ndihmoja.

Qani Hasa: Kur u bë kjo bisedë?

Nuredin Dumani: Pasi qëndruam 2-3 orë. Që herën e parë.

Hasa: Keni thënë që hartuat një listë?

Dumani: Pasi mësova që Alibeaj po hetonte për Talo Çelën dhe pata një bisedë me Fatmit Troplinin vendosëm që do godisnim ne të Durrësit. Unë kisha parë lëvizjet e Dorian Shkozës. E shikoja që më vinte pas me makina të ndryshme.

Franc e Hajdar Çopja nuk ishin aty. Kel Kamami nuk ishte aty.

Hasa: Keni traguar dhe për vrasjet e Emiliano Ramazanit dhe Rigers Runajt? Kur e vendosët?

Dumani: Ishte verë 2020. Ishin shumë emra për t’u vrarë në Elbasan. Nuk kishim radhë, por kush të dilte para do eleminohej. Emiliano Ramazani u bë i pari.

Në Elbasan unë informacion merrja veç nga Elio Bitri. Emiliano Ramazani shkonte në një palestër në Elbasan. Kishim informacion të brendshëm nga aty. Alibejt i vinin foto herë pas here edhe për Bujar Çelën dhe Emiliano Ramazanin.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb